UEFA vendos zyrtarisht për Juven dhe Realin. Të martën EURO 2020 do të bëhet EURO 2021

UEFA u përpoq në të gjitha mënyrat por në fund u desh të dorëzohej, EURO 2020 nuk do të zhvillohet gjatë kësaj vere. Efekti i koronavirus në Europë dhe fakti që nuk pritet të jetë një infeksion që do të zgjatë në kohë të shkurtër, ka sjellë ndryshimin e detyrueshëm të axhendës së aktiviteteve ndërkombëtare.

UEFA do ta bisedoje formalisht këtë gjë me vendet anëtare të saj gjatë telekonferencës që do të zhvillojë me të gjithë presidentët e federatave ditën e martë. Por tashmë është e qartë se vendimi do të bëhet zyrtar në atë ditë dhe sipas “”L’Equipe”, kjo do të sjellë një ndalim të plotë të të gjithë aktiviteteve futbollistike në kontinent derisa të kalojë periudha e emergjencës.

UEFA ka vendosur që aktiviteti të shtyhet me një vit, duke u bërë EURO 2021, pasi në këtë mënyrë liron edhe kalendarin e aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare që ishin ngjeshur për t’u përshtatur me afatet e vendosura nga ajo që çdo aktivitet duhej të përfundonte deri më 31 maj. Kjo u jep frymëmarrje kampionateve në të gjithë Europën që të përfundojnë edhe në qershor a fillim korriku aktivitetin e tyre për këtë vit, pasi të ketë kaluar emergjenca e koronavirus dhe të mundohen që të kthejnë disi në normalitet futbollin në vendet përkatëse.

Ndërkohë, UEFA zyrtarizoi që sot shtyrjen për një datë të pacaktuar të ndeshjeve Juventus-Olimpik Lion dhe Mançester Siti-Real Madrid në Ligën e Kampioneve si pasojë e faktit që Juventusi dhe Real Madrid janë në karantinë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan