UEFA-n nuk e shqetëson koronavirusi, vetëm 2 minuta diskutime në mbledhjen e Ekzekutivit

Me sa duket UEFN-n nuk e shqetëson aspak alarmi për koronavirus që është përhapur në të gjithë kontinentin, pasi organizata që drejton futbollin në Europë, i ka kushtuar vetëm 2 minuta kësaj teme në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit që ka zgjatur më shumë se 2 orë.

Sipas “Daily Mail”, UEFA nuk do të ngutet rreth kësaj teme duke marrë vendime të nxituara, edhe pse në kampionatin italian po luhen ndeshje me dyer të mbyllura, Zvicra anuloi kampionatin në javën e fundit, e në Ligën e Europës Interi luajti gjithashtu pa spektatorë. Për momentin duket se ndeshjet në arenën ndërkombëtare nuk do të pësojnë ndryshime, ndërsa edhe EURO 2020 do të vazhdojë sipas planit, duke filluar nga ndeshjet e play-off që zhvillohen në fund të këtij muaji.

Ndeshja e parë e EURO 2020 është pikërisht në Romë, por UEFA nuk shqetësohet për momentin, për sa kohë që qeveritë e vendeve ku organizohet turneu nuk kanë bërë kërkesa specifike për zhvendosjen e ndeshjeve apo moslejimin e tyre.

“Nuk ka asnjë rrezik për ndeshje të tjera për të cilat kemi informacion, përveç atyre që kanë pësuar ndryshime. Jemi në kontakt me autoritetet lokale dhe do të reagojmë në bazë të asaj që do të thonë autoritetet, ose nga ajo që thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha një zëdhënës i UEFA-s rreth kësaj çështje. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan