UEFA ka gati planin për mbylljen e Champions League, e hedh në votim të martën

Koronavirusi e ka ndalur futbollin dhe organizatorët e kompeticioneve të ndryshme janë në dilemë të madhe për të shpallur fituesit, me kohën që nuk premton aspak. UEFA duket se e ka gjetur zgjidhjen për të mbyllur sa më shpejt Europa League dhe Champions League.

Do të jetë një formulë e re, që nuk është zhvilluar më parë. Pas përcaktimit të çerekfinalistëve pretendohet që e gjitha kjo fazë të luhet me vetëm një raund. Një propozim është që pritësi të vendoset me short dhe një tjetër është që të luhet në stadium neutral.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen si në Botërorin e kombëtareve dhe do të luhen në vetëm një qytet, që në këtë rast do të jetë Stambolli, i cili është edhe pritësi i finales së madhe. E njëjta formulë do të jetë edhe për Europa League, me ndeshjet që do të luhen në Gdansk. Ky propozim do të votohet në mbledhjen e jashtëzakonshme të së martës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan