Udhëtoi për shortin e Ligës së Kombeve, një tjetër president federate me koronavirus

Pas kreut të futbollit në Serbi, edhe presidenti i federatës së futbollit të një tjetër vendi europian është goditur nga koronavirus pasi ka rezultuar pozitiv. Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se kreu i saj, Dominik Blank, ka rezultuar pozitiv ndaj virusit të rrezikshëm.

70-vjeçari kishte shfaqur simptomat e para me dhimbje fyti e kollë të lehtë, ndaj për këtë arsye i ishte nënshtruar testeve më të hollësishme nga të cilat kishte rezultuar pozitiv ndaj këtij infeksioni shqetësues. Tashmë ai ishte vendosur në karantinë, ndërsa janë izoluar edhe të gjithë personat e stafit të federatës që e kishin takuar në ditët e kaluara, ndërsa po dezinfektoheshin zyrat.

Blank, ashtu si Slavisha Kokeza i Serbisë, udhëtuan në fillimin e muajit drejt Amsterdamit për të marrë pjesë në shortin e Ligës së Kombeve. Shumë vende nuk u paraqitën atje me delgacione të plota për shkak të rrezikut të koronavirusit, mes të cilëve edhe Shqipëria ku trajneri Edi Reja nuk u lejua të udhëtonte nga Udine pasi është mbi 70 vjeç dhe cilësohej ndër shtresat e rrezikuara nga infeksioni. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan