U shkarkua bashkë me Lenjanin, ish-lojtari i Arsenalit e Barçës padit klubin në FIFA

Ashtu siç pritej, bëma e presidentit të Sionit, Kristian Konstatin, nuk ka kaluar pa pasoja dhe pa reagim. Ai vendosi të ndërprente në mënyrë të njëanshme marrëveshjet me 9 futbollistë për të përballuar krizën nga ndërpreja e kampionatit për shkak të koronavirusit, duke e cilësuar “forcë madhore”. Mes emrave ishte Ermir Lenjani, por edhe ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës, Aleks Song.

Ky i fundit ka bërë të qartë se nuk do të qëndrojë duarkryq, por do t’i drejtohet FIFA-s për të zgjidhur çështjen sa më parë.

“Avokati im do të merret me këtë çështje, e cila do të shkojë për shqyrtim në FIFA. Ne do të mbrojmë të drejtat tona. Nuk kemi bërë asnjë lloj gabimi profesional. Të gjithë klubet kanë arritur rakorde me futbollistët e tyre, nuk e kuptoj se çfarë ka ndoidhur”, tha ai.

Të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe Lenjani apo edhe Kasami, dy futbollistë shqiptarë që ishin në grupin e atyre që u shkarkuan nga presidenti i Sionit. /vipsport.al/