U raportua se do të pranojnë uljen e rrogës, yjet e Barçës ndërrojnë mendje

Ndalesa për shkak të koronavirusit ka bërë që Barcelona dhe të gjithë klubet e La Ligas të nisin të mendojnë sesi do të përballojnë humbjet e mëdha financiare. Katalanasit raportohet se kanë zhvilluar kontakte me lojtarët kryesorë për të negociuar me ta për një ulje të pagës, në mënyrë që të ndihmojnë klubin të dalë sa më pak i goditur nga kjo situatë.

Drejtuesit kanë prezantuar një propozim, por lojtarët nuk e kanë parë të arsyeshme ta pranojnë menjëherë. Ata kanë kërkuar një farë kohe për tu këshilluar me konsulentët e tyre financiarë dhe për të marrë më pas një vendim përfundimtar.

Ata i kanë kërkuar klubit, që pasi të rishikojnë mundësinë e rifillimit të kampionatit, tu dërgojë një tjetër propozim më të arsyeshëm. Përtej hezitimit ata janë në dijeni të situatës së vështirë dhe do vazhdojnë të bisedojnë me drejtuesit. Barcelona harxhon rreth 600 milionë euro në vit për lojtarët dhe rreth 40 milionë për punëtorët e klubit. /vipsport.al/