U infektua së bashku me djalin, legjenda e Milanit: Jemi mirë, shërohemi për një javë

Italia është pushtuar nga Koronavirusi dhe të infektuarit e viktimat janë një në numër mjaft shqetësues. Sakaq, infektimit nga COVID-19, nuk ia kanë dalë t’I shpëtojnë as personazhet e futbollit. Së fundmi, ata që rezultuan pozitiv në testime ishin legjenda e Milanit, Paolo Maldini së bashku me djalin e tij, Daniel.

Megjithatë, Maldini ka qetësuar të gjithë fansat e tij duke siguruar se si djali i tij dhe ai vetë janë në një gjendje të mirë shëndetësore dhe presin që të shërohen brenda pak ditësh. “Unë jam mirë, e po ashtu edhe Daniel është mirë. Besojmë se do ia dalim të shërohemi brenda një jave. Faleminderit shumë për mesazhet.

Falenderoj doktorët, mjekët dhe të gjithë ata që po përballojnë këtë emergjencë me kurajo dhe përgjegjësi. Na kenë bërë të ndihemi krenar që jemi italian”, u shpreh Maldini. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan