sex hikayeleri porno izle kartal escort

U bë arsyeja pse Premier League u ndal, trajneri i Arsenalit tregon sa ditë i zgjatën simptomat

Premier League ishte kampionati i fundit europian që ndali aktivitetin. Ndoshta, në Britaninë e Madhe në ato ditë, ende nuk e kishin marrë seriozisht COVID-19. Megjithatë, pasi rezultimit pozitiv në testime të trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta, Federata nuk pati dyshim dhe pezulloi Premier League.

Tekniku i Arsenal u bë i pari që u prek nga COVID-19 nga bota e futbollit në Angli dhe kështu ndikoi drejtpërdrejt në pezullimin e aktivitetit. Së fundmi, spanjolli i londinezëve, i cili u infektua nga presidenti i Olimpiakos pas një ndeshje në Europa League, ka folur për herë të parë pasi rezultoi pozitiv dhe ka treguar sa ditë iu deshën që t’i largoheshin simptomat.

“Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Nuk po ndihesha mirë dhe shkova të takoja doktorin por ai nuk ishte aty. Më pas mora një telefonatë nga bordi i drejtorëve pas stërvitjes. Isha në makinë dhe më thanë se presidenti i Olimpiakos kishte dalë me COVID-19 dhe çdokush që kishte qenë në kontakt me atë, ishte në rrezik. Iu thashë se nuk ndjehesha mirë, sepse kishim edhe një ndeshje me Mançester Sitin dhe nuk mund të vendosja të tjerë në rrezik.

Bëra testin të mërkurën dhe u diagnostifikova të premten, ku dhe i komunikuam Federatës. Sigurisht, të gjithë ata që ishin me mua u detyruan të futeshin në karantinë dhe ndeshja nuk mund të luhej. Tani ndjehem shumë mirë dhe ndjej që jam rikuperuar. Mu deshën tre deri në katër ditë që të ndjehesha me më shumë energji dhe për të lënë simptomat pas. E vërteta është se tani ndjehem shumë mirë”, u shpreh Arteta. /VipSport.al/