Tuhel dhe yjet e klubit nuk mund të bashkëjetojnë, PSG avancon në kontaktet për trajnerin e ri

Deri para se të ndërprehej kampionati dhe aktiviteti futbollistik, PSG po përjetonte një periudhë të mirë teksa ekipi kryeson i qetë në kampionat dhe u kualifikua për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Kjo nuk është një çudi duke ditur emrat që parisienët kanë në përbërje. Mirëpo, prania e shumë yjeve në skuadër ka edhe pakënaqësitë e veta dhe trajneri Tomas Tuhel nuk ka një raport të shkëlqyer me të dy më të rëndësishmit e skuadrës, Kilian Mbape e Nejmar.

Të dy sulmuesit kanë pasur debatet e tyre me teknikun gjerman, ndërsa nuk kanë munguar edhe polemikat e hapura në media. Në këtë formë, drejtuesit kërkojnë të mos humbin dy nga më të mirët në botë, për shkak të rreptësisë së trajnerit Tuhel. Ndaj, janë të gatshëm të largojnë teknikun në fund të këtij sezoni, pavarësisht rezultateve që mund të vijnë.

Madje, kanë gati pasuesin e Tuhel. Bëhet fjalë për ishin e Juventus, Masimiliano Alegri. Tekniku livornez e ka theksuar shpeshherë se në sezonin e ardhshëm do rikthehet në detyrë dhe PSG është një alternativë tërheqëse. Drejtues të francezëve janë takuar me përfaqësues të Alegrit dhe mesa duket po joshin trajnerin që të pranojë propozimin e tyre. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan