Trashi: Koronavirusi më ndihmoi të mos largohem nga kombëtarja, i thoja familjarëve se kisha humbur

Lorenc Trashi ishte i dëmtuar para se koronavirusi të stoponte Kategorinë Superiore dhe kjo ndalesë ka ndikuar mirë te ai, pasi tashmë do të jetë në fushë për Partizanin që nga rinisja e kampionatit. Gjithashtu edhe ndeshjet e kombëtares u shtynë dhe këtë pjesë Trashi, i intervisutar nga Super Sport, e quan si të mirë të pauzës, pasi më parë mendonte se i kishte humbur miqësoret e marsit.

“Pas dëmtimit më kanë rekomanduar doktorët që të bëja një muaj pushim absolut. Kjo nga një anë është e mirë, po nga ana tjetër do të mbetem pas me stërvitjen në krahasim me shokët e skuadrës. Telushi ka këmbëngulur shumë që të shkoj në Vlorë por duke parë rregullat e qeverisë është e pamundur.

Ne jemi mësuar të jemi në fushë e palestër e stërvitemi në këto të dyja. Por me këto kushte do të përballemi me këtë e stafi ka vendosur që të stërvitemi me një program të veçantë. Sigurisht, nuk është stërvitja që kemi bërë, është nga ana psikologjike më shumë se nga ajo fizike nuk është se përfiton shumë.

Kur ndodhi dëmtimi, gjëja e parë që kam menduar ishte për kombëtaren, po kapja formën dhe nuk e doja dëmtimin. Më vinte keq e i thosha familjarëve që i humba ndeshjet, kushedi kur kthehem në formë. Por ndodhi kjo gjë e pandemisë dhe u anulua gjithçka, të shohim se çfarë ndodh, pasi nuk flitet më për futboll, por për diçka më të madhe.

Për pjesën që u dëmtova, nuk besoj se ka ndikuar mosaktivizimi im që nuk bëmë ecuri të mira, edhe kur luaja unë nuk po bënim si një vit më parë. Nuk mendoj se ndikoi mungesa ime te kjo ecuri, sa i përket kontratave si do të vazhdojë, çdo gjë do të shihet kur të fillojë kampionati. Edhe kjo e kontratave. Ka lojtarë që i mbarojnë kontratat më parë dhe nuk e dimë se si do të shkojë situata”, u shpreh Trashi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan