Titullari i Pogradecit për “VipSport”, Shkulaku: Rivalët nuk janë si ne, ja pika jonë e fortë

Nëntë vite më parë ka debituar me skuadrën e Pogradecit në Superiore, e atëherë ai ka qenë vetëm 16 vjeç e disa muaj. Tashmë, Hermes Shkulaku është një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës që drejtojhet nga trajneri Ardjan Abazaj. Madje, Shkulaku ka spikatur në Kategorinë e Parë, aq sa ka rënë edhe në syrin e disa ekipeve. Zgjodhi që për një sezon të jetë pjesë e Lushnjës në Superiore, ndërsa është rikthyer në “Gjorgji Kyçyku” prej dy vitesh.

Situata

Në një prononcim për “VipSport”, ai flet për situatën e pazakontë, por edhe për synimet që ka skuadra e tij për t’u rikthyer në Superiore, pas një dekade afro. “Po stërvitem në mënyrë individuale, ose dhe me ndonjë shok, bëjmë gjuajtje në distancë thjesht të ruajmë formën dhe reflekset. Skuadra realisht ishte në një formë mjaft të mirë dhe mua më vjens humë kaq që  gara u pezullua në këtë moment. Por, shëndeti në radhë të parë, për tërë ekipin tonë, Pogradecin si qytet apo shqiptarët kudo ku janë, – tha Shkulaku fillimisht.

Rivalët

Hermes Shkualaku, vetëm 26 vjeç, si një nga lojtarët titullarë dhe me më shumë eksperiencë në radhët e skuadrës së tij, flet edhe për rivalitetin në Grupin B. “Tashmë ne mbetemi të shpresojmë që të fillojë gara sa më shpejtë. Pastaj, sa për rivalitetin, unë vë Pogradacin dhe Lushnjën, Apolonia ka ekip të fortë, por ka shumë lojtarë që nuk e kanë ekspienecën e duhur. Gara që ka mbetur është në një moment delikat. Kjo faza faktikisht ka të papriturat e veta. Shpresojmë veteëm që të ketë drejtësi, sepse unë e di forcën që ka Pogradeci. Ne e kemi mundur Lushnjën edhe më parë, apo kemi vajtur kemi marrë pikë edhe në Ballsh kur ata kanë qenë në formë”.

Superiorja

“Mendoj se këtë sezon na ka ardhur momenti që të jemi në elitë. Djemtë tanë kanë vite që luajnë bashkë, madje trajneri Abazaj na ka stërvitur shumë që te moshat shumë nga neve që sot jemi në ekipin e parë. Jam i bindur që do t’ia dalim duke realizuar synimin sezonal. Thjesht ta kalojmë këtë situatë në mënyrë sa më të paqtë dhe pa humbje njerëzish”, – tha Hermes Shkulaku, një nga titullarët e spikatur në Pogradecit.

E.S./VipSport.al/