sex hikayeleri porno izle kartal escort

Titullar te Atalanta, por Gjimshiti kthehet në opsion të merkatos për një prej klubeve të mëdha italiane

Berat Gjimshiti po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij në radhët e Atalantës. Vitin e kaluar ai çuditi të gjithë me paraqitjet e tij te bergamaskët, ndërsa këtë vit konfirmoi se nuk ishte rastësi, duke u kthyer titullar i saj në ecurinë e jashtëzakonshme në Serinë A e Ligën e Kampioneve.

Kjo ka bërë që ai të fillojë të vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe të tërheqë vëmendjen e klubeve të tjera. Edhe pse mbrojtësi ka kontratë edhe për dy sezone të Atalanta, nuk është aspak e pamundur që ai të ndryshojë destinacion, sidomos nëse e kërkon ndonjë nga emrat e mëdhenj të futbollit në këtë vend.

Tashmë një klub i tillë ka emrin e Gjimshitit në listën e dëshirave. Mediat italiane raportojnë se Roma po kërkon qendërmbrojtës dhe një prej opsioneve të mudnshme që po studion, është edhe futbollisti shqiptar i cili arrin të përshtatet mirë në disa pozicione në prapavijë. Trajneri Fonseka po shqyrton kandidaturat dhe në verë do të vendosë se cili është lojtari të cilin do të synojë të blejë për prapavijën e ekipit të tij. Një vit më parë, çmimi i Gjimshitit ishte i përballueshëm për këdo, por tani që vlera e tij ka kaluar 15 milionë eurot, nuk do të jetë e thjeshtë të sigurohet kartoni i tij, sidomos pas krizës së koronavirusit që ka ndikuar ekonominë e klubeve. /vipsport.al/