Tërmeti/ Flet shqiptari i Dinamos së Zagrebit: Shtëpia ka pësuar dëmtime

Mëngjesin e sotëm Zagrebi u detyrua të dilte nga karantina për shkak të një tërmeti prej 5.4 ballësh, që ka shkaktuar shembje të disa banesave e tmerrin e gjithë qytetarëve. Në Kroaci luajnë një sërë futbollistësh me origjinë kroate, të cilët kanë qenë dëshmitarë të lëkundjeve të fuqishme.

Një prej tyre është edhe kapiteni i Dinamos së Zagrebit dhe futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi. 28-vjeçari ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarin Reshat Ibrahimi, ku është shprehur se është mirë, pavarësisht se banesa e tij pësoi disa dëmtime të vogla.

“Faleminderit jam mirë. Ishte një dridhje e fuqishme, megjithatë të gjithë jemi mirë. Unë isha në banesë, u dridh ndërtesa, pasi jetoj afër qendrës së Zagrebit, ku ndodhën tërmetet, por për fat të mirë asgjë trishtuese. Në banesë kemi dëmtime shumë të vogla. Tani është gjithçka në rregull”, u shpreh mesfushori. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan