Ter Shtegen thotë se sheh shumë rrallë ndeshje futbolli, miqtë qeshin sepse ai nuk i njeh lojtarët

Është një nga portierët më të mirë të botës, por na thotë se të shohë futboll nuk është diçka që i pëlqen së tepërmi. Ter Shtegen sheh ndeshje vetëm kur një shok i tij luan në një ekip të caktuar, apo kur luhet një sfidë që e sheh e gjithë bota.

Pra është e qartë, Ter Shtegen e ka pasion futbollin, por vetëm ta luajë vetë në fushën e lojës dhe jo ta ndjekë nga televizioni. Me gruan ai flet më shumë për arkitekturën, profesionin e saj, se për futbollin.

“Njerëzit qeshin kur unë e them këtë, por unë nuk shoh shumë futboll. Vendosem para televizionit vetëm kur dua të ndjek një shok apo mik timin apo kur luhet një ndeshje shumë e rëndësishme. Disa herë shokët më pyesin për emrin e një lojtari të caktuar dhe unë nuk ja kam idenë. Shkrihen së qeshuri. Me gruan shumicën e kohës përfundojmë duke folur për arkitekturën dhe jo për futbollin”, shprehet gardiani i Barçës. /vipsport.al/