Telushi nga karantina vlonjate: Të vazhdojë gara se ka ekipe që besojnë për titullin

Ndërprerja e kampionatit ka bërë që shumë prej futbollistëve të shpërndahen pranë familjeve të tyre në këtë periudhë dhe kështu ka vepruar edhe mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi. Ai ka udhëtuar drejt Vlorës, ku po kalon këtë periudhë kritike bashkë me familjarët e tij, por pa harruar të ruajë formën fizike, siç shpjegoi në “Fan Zone”.

“Jam te prindërit e mi në Vlorë. Këtu janë kushtet më të përshtatshme, dal jashtë e stërvitem. Është shtëpi private dhe ndihem rehat. Deri tani nuk ka pasur të infektuar këtu. Shpresoj të mos ketë, jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë. Nuk kam dalë fare nga shtëpia, për të qenë sa më i kujdesshëm, pasi frika është te familjarët. Nuk më shkuar as në mendje të dal. Luaj më fëmijët në oborr dhe qetha edhe kokën”, tha ai duke shpjeguar edhe programin stërvitor që po ndjek.

“Në fillim na dhanë një program për të ndjekur. Më vonë trajneri i atletikës bëri një program dhe lidhemi të gjithë dhe bëjmë stërvitje, ne që kemi mundësi. Bëjmë muskuj barku dhe çfarë mund të bëjmë me trajnerin në kushte shtëpie”, vijoi ai, duke treguar kësisoj se në klub nuk kishin lënë aspak pas dore përgatitjen fizike në mënyrë të organizuar në këtë moment shkëputje.

Kur do të kthehet kampionati, nëse do të kthehet, askush nuk di ta thotë. Sipas Telushit, nëse mbyllet këtu, sigurisht që ai që është i pari e meriton titullin, por insiston se do të ishte e mirë që të luheshin ndeshjet për sa kohë që ka skuadra të cilat ende shpresojnë se mund të ulin bardheblutë nga vendi i parë.

“Nuk e di çfarë është folur, por nëse do jetë një zgjidhje të mbyllet këtu, derisa janë të parët, Tiranës i takon titulli. E mira është të luhet deri në fund, kjo është më logjike. Ajo është diçka e drejtë, nga situata që jemi. Mirë është të vazhdojë gara sepse ka ekipe që besojnë deri në fund te titulli”, tha Telushi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan