Të vetmit që s’i zë “kolla”, Real Madrid nuk do të shkurtojë pagat e lojtarëve

Koronavirusi e ka bërë futbollin më të varfër dhe po krijon vështirësi të theksuara për të mbajtur gjallë klubet, që edhe pse nuk po luajnë, do të duhet të respektojnë kontratat me lojtarët e tyre, duke u paguar pagat.

Ky fakt ka vënë në vështirësi të mëdha një sërë klubedh, mes tyre edhe Juventusin, Bajernin apo edhe Barcelonën, që njoftoi se do të ulë më pahir pagat e lojtarëve për shkak të vështirësive financiare. Ndryshe ndodh me rivalët direkt të katalanasve në La Liga.

Raportimet nga Spanja thonë se Real Madrid nuk do t’i detyrojë lojtarët dhe punonjësit e tjerë të heqin dorë nga një pjesë e pagës. Klubi është në gjendje shumë të qëndrueshme financiare dhe është i gatshëm të përballet me rrethana të tilla pa asnjë problem.

Madrilenët janë klubi i parë që nuk ankohen tek punëtorët e tyre për gjendjen financiare dhe do të repsektojë deri në fund kontratat e firmosura me ta. Mesa duket të ardhurat e një klubi i Reali nuk mbarojnë kurrë. Ishin një nga klubet më aktivë në merkaton e verës, por kjo nuk do të thotë se koronavirusi do i mundë ata. /vipsport.al/