Të vetmit që nuk pyesin për koronavirusin, Lojërat Olimpike sipas planit

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) duket se nuk e sheh aq shqetësuese sa pjesa tjetër e botës pandeminë e koronavirusit. Ndërsa e gjithë bota po përballet me masa drastike, organziatorët e Lojërave Olimpike insistojnë se nuk kanë ndër mend për momentin që të zhvendosin aktivitetin.

IOC insiston se do të vazhdojë bisedimet me federatat dhe të gjithë palët e interesuara por në momentin aktual nuk sheh se pse duhet marrë një vendim kaq shpejt për Tokio 2020.

“Me katër muaj që mbeten deri në fillimin e tyre, nuk ka nevojë që të merret një vendim drastik në këtë etapë dhe çdo spekulim në këtë moment nuk do të ishte i frytshëm. IOC inkurajon të gjithë atletët që të vazhdojnë të përgatiten për Lojërat Olimpike Tokio 2020 në mënyrën më të mire të mundshme”, shkruhej në komunikatën e shpërndarë sot.

Gjithsesi, këto vështirë se mund të cilësohen aktivitete normale, pasi edhe kualifikueset e shumë garave janë anuluar dhe duhen riprogramuar në mënyrë që t’u sigurojnë atletëve të shumtë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, nëse ato do të zhvillohen në verën e vitit 2020. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan