Të sëmurët me Covid-19 në vetmi të plotë, Alderuireld gjen zgjidhjen për t’ua zbutur vuajtjet

Koronavirusi e ka kapur botën në befasi dhe ekonomitë më të mëdha të globit i janë dorëzuar forcës së tij. Shtete gjigante si Spanja apo Italia nuk kanë mundësi të plotësojnë kushtet e të sëmurëve dhe ka edhe nga ata që shtrihen në korridore në mungesë të një shtrati. Ky gjunjëzim i institucioneve mjekësore ka shtyrë biznesmenë e njerëz të pasur të kontribojnë për të plotësuar kushtet e të sëmurëve.

Të shumtë janë futbollistët donatorë të shumave të ndryshme në ndihmë të spitaleve. Futbollisti i radhës që mendon të kontribuojë për të prekurit me Covid-19 është ylli i Totenhamit, Tobi Alderuireld. Një nga dhimbjet më të mëdha të viktimave të kësaj sëmundje është fakti që e kalojnë kohën, apo edhe ikin nga kjo jetë pa praninë e të afërmve të tyre, në vetmi të plotë, vetëm me një telefonatë të ndonjë mjeku që është pranë.

Kështu, mbrojtësi i skuadrës londineze ka zgjedhur të bëjë diçka që të sëmurët të kenë mundësi të flasin me të afërmit e tyre dhe ta kalojnë atë sëmundje më me pak dhimbje. Ai ka vendosur të blejë shumë tablete dhe t’i shpërndajë në disa spitale të Londrës, me qëllim që të prekurit të kenë mundësi të flasin me të afërmit e tyre. Një gjest i rrallë dhe mjaft i menduar i tij. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan