Tare dhe Lotito në punë për rinovimet, gati kontrata rekordmene për gardianin Strakosha

Lacio është duke përjetuar një sezon të shkëlqyer deri më tani, një sezon i cili nëse do të përkthehej me titull atëherë do të bëhej madhështor. Ndërkohë, drejtuesit e kryeqytetasve kanë nisur punën dhe janë duke menduar për sezonin pasardhës. Gazetari Nikolo Skira, ka theksuar se bardhekaltërit po mendojnë të rinovojnë kontratën e Çiro Imobiles i cili është golashënuesi i skuadrës, po ashtu edhe të portierit Tomas Strakosha.

Gardiani i kombëtares vazhdon të bindë gjithnjë e më shumë për aftësitë e tij, teksa klubi është i gatshëm t’i ofrojë dy milionë euro (aktualisht përfiton një milionë euro) në sezon për një kontratë që do të zgjaste deri në vitin 2025.

Në rast se arrihet akordi, atëherë portieri do të bëhej futbollistim me përfitimin më të lartë nga futbollistët e kombëtares. Ndërkaq, për t’u përmendur edhe fakti se për Strakoshën ka oferta nga klubet angleze teksa në disa raste është përmendur emri i Totenhemit. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan