Sulmuesi shqiptar pret nesër testin e dytë që të quhet i shëruar: Përndryshe mbetem 24 ditë brenda

Valdrin Mustafa ishte futbollisti i parë shqiptar që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Sulmuesi i Kosovës U21 ka rreth 2 javë në karantinë duke pritur rezultatet e testeve që do të tregojnë se ka kaluar këtë infeksion të frikshëm. Në “Opinion” ai tregoi se si kishte qenë kjo periudhë e vështirë, ndërsa priste që nesër të mësonte përfundimisht nëse mund të cilësohej i shëruar apo jo.

“Jam shumë mirë por kam vetëm dhimbje koke. Nuk ndjej shije dhe aromë të ushqimit aspak. Kisha shumë dhimbje fyti dhe gjoksi por kisha vështirësi edhe në frymëmarrje. Jam në ditën e 10 dhe nesër kam testin e fundit. Shpresoj ta kaloj me negativ sepse nëse del pozitiv, do të rri 24 ditë. Normalisht është 14 ditë.

Reagimi i parë? E gjithë bota po flet për koronavirusin. Bëja shaka por kisha panik. Kur vija në familje, mendoja të dilja por dola pozitiv megjithatë falë Zotit jam mirë. Jam 24 orë në kontakt me mjekët dhe më pyesin nëse kam temperaturë dhe për momentin jam shumë mirë. Jetoj vetëm në Hanover por për momentin jam me familjen në Sarbruken.

Skuadra? Ishte edhe një shoku i ngushtë i imi dhe ka dalë pozitiv. Të gjithë te tjerët janë negativë. Mjeku na ka thënë të rrimë në shtëpi, te flemë shumë dhe të pimë çaj e vitamina. Isha shumë i lodhur por kisha edhe net qe nuk flija dot nga dhimbja e kokës. Për momentin jam mirë dhe kjo është kryesorja”, tregoi Mustafa. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan