Sulmuesi i spikatur vlonjat me detyrë të rëndësishme në klubin amerikan, mahniten nga “CV” e Xhafajt

Daniel Xhafaj mbahet mend nga të gjithë pasi ka provuar që të luajë me shumë skuadra, nga më të mirat e vendit tonë, e kudo duke spikatur edhe si shënues apo fitues trofesh. Vlonjati e ka nisur në skuadrën “mëmë”, Flamurtari i Vlorës, me një ekip që synonte titullin dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 1996-1997.

Më pas “shtegëtoi” në Ballsh për të provuar, Dinamon, Tiranën e Teutën apo dhe Besën, Elbasanin e Skënderbeun. Pak vite më parë, pasi kreu kurset, Daniel Xhafaj shkoi familjarisht në USA.

Aty filloi të punoj edhe në akademi të njohura, ndërsa nga dje ka marrë detyrë të re, mjaft të rëndësishme, si trajner në “FC Premier Florida”, por, aty do të jetë edhe kryetrajner, duke qenë se bëhet fjalë për një akademi matanë Atlantikut.

Madje, në faqen e klubit, Xhafajt i bëhet një prezantim dinjitoz, ku përmenden aktivizimet dhe golat, eksperiencat në skuadrat shqiptare dhe jashtë vendit, apo dhe aktivizimet me Kombëtaren dhe Nojshatëll Ksamaksin në Zvicër.

Pa thënë se Daniel Xhafaj është pajisur prej pak kohësh edhe me licencën më të lartë për të drejtuar, “UEFA Pro”.

Më poshtë edhe faksimile e postimit të klubit amerikan për prezantimin që i bën Daniel Xhafajt.

E.Saliu./VipSport.al/