Speciale e “VipSport”/ “Leksione për portierët”, trajneri shqiptar Meta: “Gardianët” e vuajnë më shumë, ja si t’i mbajmë në formë

Drejtuesit fierakë arritën një risi në verë, duke afruar te Apolonia një trajner portierësh si Erjon Meta. Një emër jo shumë i njohur, por që ka punuar dhe ka marrë leksione nga ish-portierë që kanë trajnuar në klube të famshme të Europës. Po të shohësh një seancë se si punon me portierët e Apolonisë shtangesh, është shumë më ndryshe duke parë bazën didaktiek në krahasime dhe me ekipet më të mira të elitës. Vazhidmisht ndjek leksione futbolli në Itali, Anglo apo shtete të tjera të Europës….

Tashmë që kampionati ka përfunduar, Erjoni në një intervistë për “VipSport.al”, tregon se si duhet që të përgatiten portoerët dhe jo verën dhe jep disa ushtrime mjaft të vlefshme për këtë periudhë.

– Përshendetje Erion, si je me shendet dhe si po i kalon ditët në izolim?

Përshëndetje, me shëndet përgjithësisht ndihem mirë, edhe pse të qendruarit brënda për kohë të gjatë nuk është pozitive në aspektin mendor dhe fiziologjik. Mundohem ta ndajë ditën në etapa që përfshijë shumë aktivitete që më ndihmojn ta kaloj kohën sa më lehtë.

– Cilat janë aktivitetet që zhvilloni më shumë dhe që do ja këshillonit dhe të tjerëve?

Çdo indivit është unik, dhe çfarë funksionon për mua nuk mund të funksionoji për dikë tjetër. Një pjesë të rëndësishme në përditshmërinë time në këto rrethana e mbulon përditësimi profesional. Mundohem të përditësohem sa më shumë të mundem rreth rolit tim. Unë jam anëtar i disa shoqatave Europiane të përbëra nga trajner portierësh, dhe në këto ditë po organizojmë shumë video-konferenca të ndryshme me trajnerë të ndryshëm. Gjithashtu kaloj kohë duke lexuar libra me tematika të ndryshme, duke biseduar me miqtë dhe familjarët e mij nëpër botë, por nuk mungon dhe argëtimi me lojëra te ndryshme.

– Je në kontakt me portierët e tu? Si po stërviten ata në këto ditë?

Natyrisht, bisedojmë bashkë në grupin tonë të “Ëhatsapp” pothuajse përditë, dhe një herë në jave organizojmë një video-konferencë ku normalisht nuk mungojnë edhe momentet e humorit. Përsa i përket stërvitjes, ata stërviten përditë dhe kryejnë seanca me minutazh të reduduktuar. Janë shumë korrekt përsa i përket punës.

– Mund të na thoni diçka më shumë rreth metodave të stërvitjes që ndiqni në këtë rast?

Kjo është një situatë anormale dhe nuk të lejon të bësh shumë, por ne jemi disi me fat sepse portirët e mij jetojnë në periferi dhe dikush ka një fushë të improvizuar pranë shtëpisë, dhe dikush tjetër jeton në shtëpi private. Portierët janë më të penalizuar se sa lojtarët e tjerë kur nuk luajnë, sepse humbasin orientimin ose më saktë “gjeografinë” në portë.  Momentalisht po kryejmë stërvitje të ekuilibruar dhe të variuar, ku fokusi kryesor është mirëmbajtja dhe tonifikimi i muskujve “core”, gjithashtu dhe ana aerobike zë një vënd të rëndësishëm. Vrapimet i limitojmë në 3 seanca në javë, ku alternojmë; një ditë vrapim aerobik dhe ditën tjetër vrapim me metodën “Fartlak”. Është shumë e rëndsishme që portirët të punojnë pa praninë e laktatit. Zakonisht vrapimet kryen në seancat e paradites, kurse mbazdite zhvillojmë një tipologji tjetër ku në fokusin kryesor janë “Prevencioni dhe Core Stability”. Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që cunat të ruajnë masën muskulare. Këtë e zhvillojmë duke përdorur llastiqe, topa bosu, squats, muskuj barku dhe shpine, pompa, gjithashtu shumë ushtrime për ekuilibrin. Shpesh i dërgojë dhe klipe me pritje nga portierë të ndryshëm botëror. Kur shikon kolegë duke kryer pritje të ndryshme ndizen neuronët pasqyrë në tru, ky është një proçes mësimi më vete, gjithashtu i ndihmon psikologjikisht që të qëndrojnë të mprehtë, të motivuar dhe në kontakt me rolin e tyre!

– Si ju duket aspekti psikologjik i çunave, ka ndikuar ky pushim i forcuar në motivimin e tyre? Duke pasur parasysh që ndodhi në një moment të rëndësishëm të kampionatit.

Të kesh kallo psikologjike është njerëzore dhe e paevitueshme. Normalisht që këto janë kohëra të paqarta për njerëzimin mbarë, ku nuk i dihet perfundimi, dhe padyshim që ka pasur efektin e vet tek djemtë. Por ne kemi fatin e madh që kemi një ekip në moshë të re, ku te djemtë dëshira e madhe dhe objektivat për një karrierë të gjatë mbizotërojnë mbi frikën dhe paqartësitë e kësaj kohe që po kalojmë. Jo vetëm portierët por i gjithë kontigjënti jonë përbehet nga djemë me psikologji dhe motivim të fortë, kjo u tregua dhe gjatë kampionatit ku e nisëm me një lojë apatike por gjatë sezonit u kthyhem në ekipin më të mirë të Kategorisë së parë, dhe statistikat e vërtetojnë këtë.  Jam pozitiv që do japin maksimumin për tu rikthyer tek i njëjti ritëm kur të rinisë kampionati.

– Së fundmi, keni ndënjë këshillë që mund t’i jepni portierëve të rinj se çfarë mund të bëjnë gjatë këtyre “pushimeve”?

Për aspektin fiziko-teknik do t’i këshilloja të ndiqnin pak a shumë programin që përmenda më lartë dhe mos ta teprojnë shumë me ushtrime force. Gjithashtu të ndjekin kanalin “Youtube” të FSHF-së sepse këto ditë trajneri atletik i kombëtares po jep këshilla praktike shumë të vlevshme. Por ajo që është më e rendësishme sot është aspekti emocional-psikologjik. I këshilloj të qëndrojnë sa më të qetë dhe pozitiv, të mundohen të praktikojnë sa më shumë Yoga, artin e Meditimit dhe Frymëmarrjes, ka shumë udhëzime në “Youtube” rreth këtyre aspekteve.  Për të konkluduar, i këshilloj të gjitheve të kalojnë kohë të bukura me familjet e tyre, të rilidhen sa më shumë me anën e tyre pozitive dhe të reflëktojnë sa më shumë. Në këto kohë që po kalon njerëzimi, sporti kalon në plan të dytë. Duhet të reflektojmë sa më shumë rreth jetëve tona dhe të përmirësohëmi sa më shumë, në mënyrë që kur të rikthehet normaliteti të jemi njerëz me aspirata më të larta dhe të kujdesemi më shumë për njeri tjetrin dhe për planetin tonë. Intervistoi: Erjon Saliu/VipSport.al/