Sot rifilloi futbolli në Itali, ndeshjen e parë pas ndalesës e luajti një talent shqiptar

Dita e sotme ka shënuar edhe zhvillimin e ndeshjes së parë të futbollit që pas vendimit të qeverisë italiane në javën e kaluar që të ndërpritej çdo lloj aktiviteti sportiv. Palët kanë rënë dakord që kampionatet të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe me kontroll shumë të rreptë mjekësor për të gjithë të përfshirët ën këto aktiviteteve, duke përfshire edhe disa rregulla higjiene.

Ndeshja e parë i përkiste futbollit të të rinjve, mes Fiorentinës U19 dhe Napolit U19, me një talent shqiptar që ishte protagonist në këtë ndeshje e cila u mundua të kthente disi normalitetin sa i përket futbollit në këtë vend.

Për skuadrën e Napolit në 20 minutat e fundit të ndeshjes u aktivizua sulmuesi i U19 të Shqipërisë, Kleis Bozhanaj, i cili u transferua të ky klub në merkaton e janarit, pas dy viteve të suksesshme në akademinë e Empolit. Për fat të keq, Bozhanaj nuk arriti të ndihmonte ekipin e tij të ri në një sfidë të cilën e fitoi Fiorentina me shifrat 2-1, duke lënë napolitanët përsëri në zonën e ftohtë të klasifikimit. /vipsport.al/