Sormani shprehet për median italiane: Në Shqipëri kemi vendosur të bllokojmë çdo gjë, në Itali mungon bashkëpunimi

Trajneri italian i Partizanit, Adolfo Sormani ka folur së fundmi për median “TMW”. Tekniku i të kuqve është shprehur për situatën nga Koronavirusi në itali, pasi dihet tashmë që kjo është tema e vetme në këto ditë. Sormani thekson se në Shqipëri është vendosur të bllokohet çdo gjë dhe për futboll nuk mund të mendohet. Sakaq, tekniku shprehet se i vjen keq për situatën që është krijuar në vendlindjen e tij, teksa njerzit atje kanë treguar mungesë bashkëpunimi.

Reagimi i Shqipërisë në këtë situatë emergjence? “Qeveria shqiptare u gjet e përgatitur prej fillimit. Unë isha në grumbullim me skuadrën, kur erdhi lajmi për stopimin e kampionatit. Një stopim që nuk përfshin vetëm sportin. Këtu është zgjedhur që të bllokohet gjithçka, me iniciatiava shumë të shpejta. Mbeten të hapura vetëm marketet dhe farmacitë, me policinë dhe ushtrinë që qarkullon në rrugë për të bërë të mundur respektimin e rregullave. Janë vendosur disa rregulla për qytetarët: Nuk mund të dilet nga shtëpia, vetëm nëse është në oraret e përcaktuara. Është gjithçka e kontrolluar, nuk mund të lëvizësh me makinë dhe siç e përmenda, qeveria është shumë e vendosur”.

Si trajner, si ia del të menaxhosh e të stërvitësh skuadrën? “Të gjitha aktivitetet, përfshirë edhe stërvitjen janë anuluar. Për këtë organizojmë seanca individuale dhe në grup me video-call. Por, për mua aspekti fizik vjen në plan të dytë. E bëjmë më shumë për aspektin psikologjik të djemve, dhe kështu mund të vazhdojnë të ndihen një grup. Pas sot për sot është e vështirë të mendosh se kur mund të rifillojmë, situata është udhëkryq dhe Federata po vlerëson me vëmendje çdo mundësi. Në nivelin personal mundohem të kuptoj gabimet dhe se ku mund të përmirësohemi kur të fillojmë sërish kampionatin”.

Duke e parë nga jashtë, si duket situata në Itali? “Një situatë jashtë realitetit. Ta shikosh nga larg vendin tënd në këtë situatë, të dhemb shumë. Kam lexuar se shumë persona nuk kanë pasur sjelljen e duhur dhe kjo nuk e lehtëson aspak punën e qeverisë. E them si italian që ka punuar jashtë, Angli, Danimarkë dhe Shqipëri. Në Itali shikoj mungesë të sensit qytetar dhe bashkëpunues. Është vërtet keqardhëse ta shoh nga jashtë vendin në këtë situatë dramatike”, u shpreh Sormani. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan