Sondazhi i klubit, te Tirana votojnë për lojtarin e shekullit

Ky është një vit shumë i veçantë për Tiranën e futbollit, pasi përkon edh eme 100-vjetorin e krijimit të klubit 24 herë kampion në vendin tonë. Në kuadër të shumë eventeve që janë përgatitur, drejtuesit e skuadrës 24 herë kampione, kanë mendur që të zgjedhin edhe lojtarin e shekullit.

Ndaj edhe klubi, në një postim që ka bërë në faqen zyrtare pak minuta më parë, këtë zgjedhje mjaft të veçantë e ka lënë në dorë të tifozëve.

Secili nga tifozët duhet që të votojë që nga moment që është bërë ky postim dhe ai ish-lojtar apo lojtar që ka marrë më shumë vota deri në momentin kur do të mbyllet ky sondazh do të jetë fituesi i këtij trofeu mjaft të veçantë në klubin e Tiranës…

Nga ana tjetër, tifozët e Tiranës e presin me padurim që të rifillojë seozni, duke qenë se skuadra e tyre është në vend të parë dhe e shkëputur me pikë nga vendi i dytë, plot 9 nga Kukësi.

E.Saliu/VipSport.al/