Situata me koronavirusin, Teuta e Skënderbeu ndërpresin aktivitetet: Futbolli në plan të dytë

Situata që po kalon vendi ynë sa i përket përhapjes së koronavurusit, ka bërë që klubet shqiptare të marrin masa duke bërë edhe ata detyrën. Kështu, një ditë pasi FSHF vendosi ndërprerjen e përkohshme të aktiviteteve futbollsitike në vend, shumë prej klubeve kanë lënë të lirë futbollistët dhe stafet të kthehen pranë familjeve, ndërsa dy prej tyre, Teuta dhe Skënderbeu, kanë bërë të qartë se nuk u kanë lënë afat futbollistëve të kthehen.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubet kanë bërë të ditur se do të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë edhe stërvitjet, pasi në këtë moment futbolli kalonte në plan të dytë para shëndetit.

NJOFTIMI I TEUTËS

KF TEUTA ka ndërmarrë masa parandalimi dhe nga sot stërvitja është anulluar. Më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve ndërsa futbolli ka kaluar në plan të dytë! KY VENDIM HYN NË FUQI MENJËHERË DERI NË NJË KOMUNIKIM TJETËR TË FEDERATËS SË FUTBOLLIT.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

Pas pezullimit të aktivitetit futbollistik nga Federata Shqiptare e Futbollit si pasojë e situatës së krijuar më virusin COVID – 19, klubi ka vendosur ndalimin e aktivitetit sportiv dhe pezullimin e seancave stërvitore deri në një moment të 2-të.

Drejtuesit dhe stafi teknik janë sensibilizuar me situatën duke urdhëruar lojtarët dhe të gjithë pjestarët e klubit të qëndrojnë në shtëpi dhe të distancohen nga kontaktet deri në normalizimin e situatës.

KF Skënderbeu bën thirrje të gjithë tifozëve dhe sportdashësve t’iu binden këshillave të OBSH dhe rregullave të vendosura nga Këshilli i ministrave.

Vetëm në këtë menyrë, duke ju bindur rregullave, duke mbrojtur vetën dhe të tjerët pranë nesh do të mundim të kalojmë këtë situatë duke bërë të mundur rikthimin normal të jetës dhe garave sportive.

Me respekt,

KF Skënderbeu