Shtohen sulmet e koronavirusit, në Kinë infektohet ish-ylli i Junajtid

Koronavirusi e ka prekur fuqishëm edhe futbollin, duke infektuar shumë flojtarë e pjesëtarë stafesh në gjithë Europën, por edhe më tej. Futbollisti i radhës i infektuar me Covid-19 është Maruan Felaini. Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, që nga shkruti i vitit të kaluar është transferuar në Kinë te skuadra e Shandong.

Pikërisht në Kinën e largët, që tashmë po e mposht koronavirusin, belgu ka marrë virusin e rrezikshëm. Ai ka udhëtuar nëpërmjet transportit publik dhe aty është infektuar nga Covid-19. Ai menjëherë i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe ka rezultuar se është i prekur.

Pas kësaj ai do i nënshtrohet kujdesit të hollësishëm të mjekëve dhe rregullave strikte të qeverisë kineze në lidhje me karantinimin. Përgjigja zyrtare e analizave ka ardhur ditën e djeshme, teksa Felaini jeton në një zonë jo shumë të goditur nga virusi, që quhet Jian. /vipsport.al/