Shqipëri-Bjellorusi / Humbja me “tradhëti”që i kushtoi pankinën Bariçit

Një nga kundërshtarët e grupit në Ligën e Kombeve do të jetë edhe Bjellorusia, një kundërshtar që duket i fortë. Shqipëria ka zhvilluar pesë përballje me bjellorusët deri më tani dhe duhet theksuar se ka vetëm 1 fitore, pikërisht Shqipëri-Bjellorusi, 26 Mars 2011, ku kuqezinjtë kanë fituar 1-0 edhe kjo për kualifikueset e Europianit.

Më pas dy sfida janë ndarë në barazim, Bjellorusi-Shqipëri, 1-1 e vlefshme për kualifikueset e Europianit, në 2 shtator 2006, si dhe në miqësoren e 15 nëntorit 2013.

Në dy sfida kanë fituar bjellorusët, pikërisht në Shqipëri, në 17 nëntor të 2007, ku takimin e fituan bjellorusët me rezultatin 2-4, një humbje që i kushtoi pankinën Bariçit, si dhe në 12 tetor 2010, edhe këto të vlefshme për kualifikueset e Europianit.

/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan