Shkuan deri në Mal të Zi e Kosovë për sulmues dhe i quajtën goditje, durrsakët e kishin “bomberin” në shtëpi

Në verë Teuta bëri një merkato për të qenë pretendente dhe realisht duke parë emrat nga porta në sulm, Tirana, Kukësi apo Partizani e nodnjë ekip tjetër nuk bën asgjë më shumë se durrsakët…

Duke qenë se vjet provuan Europën, në Durrës synuan diçka më tepër dhe pasi u bënë largime dhe afrime me aprovimin e stafit që ishte në krye të ekipit në startin e garës, duket se durrsakët investuan në sulm, aty ku afruan dy sulmues me “CV” por edhe që do të bënin bomberin.

Por edhe pse iu dha mundësia, e madje u provuan edhe në role afër ofensivës, Nikaç shënoi vetëm një gol në Superiore në pjesën e parë të sezonit deri në funddhjetorin e 2019, ndërsa Khalid që më shumë qëndroi i dëmtuar nuk i tundi asnjëherë portat kundërshtare në kampionat.

Por, duket se në Durrës edhe pse kanë traditë në futboll dhe të paktën në dy dekadat e fundit kanë nxjerrë lojtarë mjaftë të spikatur, jo vetëm te Teuta, por edhe në ekipet e njohura elitare si: Bledar Mancaku apo Gentian Begeja.

Por, shpëtimi ka ardhur nga stoli dhe bëhet fjalë për Lorencio Vilën, aktualisht 21-vjeçar një durrsak puro me të ardhme që deri tani është shënuesi më i mirë me 4 gola dhe shihet si një e ardhme e sigurt e sulmit durrsak.

Vila që është grumbulluar edhe nga Shpresat dhe më parë ka luajtur me moshat kuqezi premton shumë, e synimi është që ta ndryshojë shumatioren e golave deri në fund…

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan