Shkëmbim në merkato me Mançester Sitin? Rumenige: Përrallë e denjë për vëllezërit Grim

Ndërprerja e kampionateve nuk ka ndalur zërat e merkatos, përkundrazi. Në mediat europiane janë shfaqur hipoteza nga më të ndryshmet rreth asaj që pritet në verë, edhe pse askush nuk di me saktësi se sa do të ndikojë pandemia aktuale në situatën ekonomike të klubeve. Një prej hipotezave që ka qarkulluar gjerësisht së fundmi është ajo e një shkëmbimi mes Mançester Sitit dhe Bajern Mynih.

Futbollisti ofensiv gjerman nuk ka më dëshirë të jetë nën urdhërat e Pep Guardiolës, me të cilin nuk ka pasur së fundmi një marrëdhënie të mirë dhe prej shumë kohësh është folur për dëshirën e Bajern Mynih për ta blerë, të ndalur vetëm nga dëmtimi i rëndë që pësoi ai. Ndërkohë, edhe David Alaba nuk po gjen hapësira me Hansi Flik dhe do të dëshironte një aventurë të re, ndërsa mbetet një nga ëndrrat e vjetra të Guardiolës. Ndaj së fundmi ka dalë hipoteza e një shkëmbimi mes tyre gjatë merkatos së verës.

Por ka qenë vetë shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl Hainz Rumenige ai që ka përgënjeshtruar çdo gjë në stilin e tij. “Mund të them qartësisht se më duket një përrallë e vëllezërve Grim, nuk ka asgjë të bëjë me realitetin. Askush nuk e di kur do të përfundojë emergjenca, me siguri do të ketë një impakt mbi botën e futbollit. Ndaj për momentin nuk po përqendrohemi te merkato”, tha ai. /vipsport.al/