Shaland: Nuk është short i mirë për Kosovën, e vështirë të kualifikohemi

Bernard Shaland, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, e vlerëson si të vështirë shortin që i ka rënë skuadrës së tij në Ligën e Kombeve. Ai argumentoi për “SuperSport” se ekipi e kishte thuajse të pamundur të kualifikohej përballë skuadrave të mëdha që i kishin rënë Kosovës në short.

Rivalët

“Mendoj se nuk është një short i mirë, por nuk jam i zhgënjyer. Luajmë kundër kundërshtarëve si Sllovenia që ishte në botërorë e Europian. Greqia ka qenë kampione Evrope. Ka kundërshtarë më ët vështirë në Ligën C. Por nuk jam as i zhgënjyer, për mua është një mundësi që të luajmë kundër skuadrave të mira dhe është mirë për Kosovën, për zhvillimin e futbollit tonë”.

Ambiciet

“Kjo është një mundësi e mirë për të treguar se çfarë aftësish kemi. Është interesante për tifozët të luajmë me skuadra si Sllovenia e Greqia. Kualifikimi nëpërmjet Ligës së Kombeve është shumë, shumë, shumë i vështirë për Kosovën, por është i mirë për kualifikueset e Botërorit”, – tha Shaland.

/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan