Sfidë delikate, Laçi-Bylis në duelin e mungesave

Sfida Laçi-Bylis, e cila luhet nesër ka pasur gjithnjë rivalitet, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë, aq më tepër që Bylis së fundmi e eliminoi ekipin kurbinas dhe në Kupë pak javë më parë në fushën e vet. Ballshiotët në kampionat gjithashtu në këtë sezon nuk kanë humbur kundër Laçit dhe ky mund të jetë një plus në aspektin e statistikave, por fakti që në 2020 nuk kanë fituar ende.

Laçi për më tepër ka patur një situatë krejt të ndryshme në dy javët e fundit, duke përfituar maksimalisht dhe nga kalendari teksa ka fituar me dy skuadrat e fundit e tabelës, situatë që në të kundërt nuk e shfrytëzoi Bylisi kur kishte përballë Flamurtarin në fundjavë.

Në fakt Bylis në këtë sezon ka treguar se ndaj të fortëve di të bëjë diferencën, ndërsa problemin e ka patur me skuadrat që në letër kanë qenë dukshëm më pak të favorizuara. Edhe ndaj Laçit e ka treguar këtë në Kupë, por dhe në kampionat.

Teko mund të jetë mungesa e kurbinasve, ndërsa Goxha, Peposhi apo dhe Shkalla janë ata që nuk do të jenë gati për Dovedan në këtë transfertë.

/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan