Semafor i kuq/ Pas Australisë, Formula 1 vendos anulimin edhe të dy Çmimeve të tjera

Pritej me shumë interes si gjithnjë starti i këtij sezoni të Formula 1. Skuderitë kishin prezantuar makinat e reja, ndërsa kishin përfunduar zhvillimin e testeve para garës së parë sezonale. Të gjithë ishin bërë gati në start dhe pritej vetëm ndezja e semaforëve jeshilë në këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Australisë.

Por, Koronavirusi ka bërë që ngjyra e semaforit të mbetet e kuqje dhe Federata e automobilizmit bëri të ditur se gara e parë do të anulohej. Kjo edhe për shkak se Meklaren njoftoi se një prej mekanikëve të saj kishte rezultuar me COVID-19 dhe për pasojë nuk do ishin të pranishëm në pistën e Melburn.

Ndërkohë, së fundmi ka ardhur njoftimi i ri teksa është vendosur se për shkak të përhapjes së Koronavirusit, nuk do të zhvillohen as garat e Bahreinit dhe Vietnamit. Ndërkaq, pas ktyre pistave radhën do e kishte ajo e Kinës, por që normalisht është pezulluar. Kështu,  me shpresën se situata nga virusi do përmirësohet, koha e fillimit të sezonit me shumë mundësi pritet të jetë në muajin maj me Çmimin e Madh të Holandës. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan