Rrëfehet Geri Nevill: Injorova këshillën e Ferguson, Simeone dhe Valverde më dërguan drejt “vdekjes”

Geri Nevill në vitin 2015 provoi të niste karrierën si trajner profesionist në Spanjë me Valencian, por eksperienca në “Mestalla” zgjati vetëm 28 ndeshje, duke u shkarkuar pas rezultateve të dobëta. Ish-ylli i Junajtid ka treguar edhe disa nga gabimet e bëra në Spanjë e gjithashtu zbulon se Valverde e Simeone ishin gjithmonë një hap para tij.

“Ishte e qartë se disa lojtarë ishin të pakënaqur. Unë duhet të kisha marrë masa për ata që nuk kishin luajtur deri në atë moment. Mbaj mend një telefonatë me Ferguson dhe ai më këshilloi të largoj disa lojtarë. Më tha të mbroj veten. Por unë nuk e dëgjova. Jam munduar të flas me disa lojtarë për të qëndruar dhe i mbajta deri në fund të sezonit, por ata nuk ishin të lumtur. Unë i injorova këshillat e Ferguson.

Kanë qenë rreth 2-3 situata, në kohën kur isha trajner i Valencias, kur kam dalë nga vetja. Më ka ndodhur vetëm përballë dy trajnerëve. Një nga këta ka qenë Valverde, i cili në atë kohë drejtonte Atletik Bilbao. Ai i ndryshonte 2-3 herë skemat gjatë ndeshjes dhe ishte gjithmonë një hap para meje. Një tjetër ka qënë Simeone. Trajneri i Atletiko Madrid më vintë gjithmonë në lojë dhe u tallte me mua gjatë gjithë kohës. Po më dërgontë drejt vdekjes shumë ngadalë, gjithmonë brenda termave së futbollit”, përfundoi Nevill. /vipsport.al/