Ronaldos nuk i pëlqen kurrë të humbasë, portieri: Nuk më dha fanellën pasi i prita penallti

Kristiano Ronaldo urren të humbasë dhe në të gjitha skuadrat ku ka luajtur, dëgjohen vazdhimisht anekdoda se si reagonte edhe kur humbte në stërvitje brenda grupit. Por egoja e shtyn shpesh që të kthehet në një humbës të keq, siç ka treguar edhe Stefano Sorrentino.

Ish-portieri i Kievos, një vit më parë i priti portugezit penallti në ndeshjen mes dy skuadrave në Serinë A dhe Ronaldo nuk e përjetoi edhe aq mirë. “Kisha rënë dakord me Ronaldon që të ndërronim fanellat në fund të ndeshjes. Por pasi humbi atë penallti, shihej qartësisht se ishte i inatosur. Ai është një kampion dhe nuk i pëlqen kurrë të humbasë, ndërsa ajo ishte penalltia e parë që gabonte në Itali”; shpjegoi Sorrentino.

“Në dhomat e zhveshjeve, më bëri komplimente, më shtrëngoi edhe dorën, por më pas u largua pa më dhënë fanellën, i nxirë në fytyrë. Në fund, mora atë të Dibala ndaj nuk mendoj se më shkoi shumë keq”, tregoi duke qeshur portieri italian i cili në këtë sezon po luante si sulmues në ekipin e amatorëve që drejtohej nga babai i tij. /vipsport.al/