Rikthehet tradita në Gjirokastër, drejtuesit përparësi vendasve dhe formatim i Akademisë

Luftëtari njihet si një nga ekipet me traditë, e madje shkollë futbolli që ka nxjerrë breza për dekada me radhë, duke kontribuar deri në ekipet Shpresa e Kombëtare. Mjafton që ta nisësh, që me Hito Hitajn, për të vijuar me Brahon, Kallucin, Seitin, Cikon, Bonin, apo me Xhumbën, Haxhin e Bellajin. Pa harruar edhe më vonë, me Novin, Kristidhin, Cenko, Devollin, Norën e Shametin apo Shehajn e Dhimën e Brahon, që kanë lënë gjurmë në elitë me skuadrat më në zë apo dhe jashtë…

Luftëtari i sotëm ka në gjirin e vet shumë të rinj vendas, por që vetëm këtë pjesë të dytë ka filluar që t’i aktivizojë, me përjashtim të Qyranit, si: Karabina, Puci e Zijaji, por edhe Basha, Alinanin, Strokën, Budani, Çelaj, Malaj, apo Emini e Toçka.

Të gjithë të përfshirë në skuadrën e parë dhe që janë aktivizuar në ndeshje Kupe, apo kanë qenë në stol. Por, më shumë luajnë me moshat.

Siç pohojnë drejtuesit e skuadrës bluzi këtë fazë ata do të kenë më shumë hapësira, ndërsa do të kthejnë vëmendjen edhe nga akademia, duke qenë se për shkak të objektivave që ka pasur Luftëtari, lojtarët e talentuar vendas kanë gjetur shumë pak hapësira në skuadrën e pare këto vitet e fundit, por edhe janë huazuar në Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj e Sarandë apo Delvinë…

Ndaj edhe drejtuesit kanë menduar që të hedhin sytë nga moshat, duke qenë se edhe ekipet e moshave tashmë funksionojnë si akademi, dhe drejtohen nga specialistë të njohur dhe ish-futbollistë që kanë spikatur te bluzinjtë dhe jo vetëm, por edhe në stafet e Kombëtareve. Më mirë vonë se kurrë…

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan