Rezultoi me COVID-19, vjen përgjigja e testit të dytë për mesfushorin shqiptar

Valdrin Mustafa u shndërrua pak ditë më parë në futbollistin e parë shqiptar të prekur nga virusi famëkeq, COVID-19. Mesfushori, i cili është pjesë e klubit gjerman të Hanover, zbuloi se ai së bashku me një prej shokëve të skuadrës kishte rezultuar pozitiv, ndërsa sqaroi se kishte kaluar nëpër të gjithë shenjat e zakonshme të sëmundjes si temperaturë, dhimbje koke, shtrëngim gjoksi, kollë etj…

Mirëpo, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, fatmirësisht nuk pati nevojë të merrte një përkujdesje nga spitali,por qëndroi dhe e kaloi gjendjen e vështirë në shtëpi. Tashmë, Mustafa ndihet shumë më mirë dhe kjo është vërtetuar teksa në testin e dytë të bërë së fundmi, ka rezultuar negativ.

Në këtë formë, mesfushori fatmirësisht, ia ka dalë të mposhtë virusin famëkeq e tashmë të mendojë për të qenë gati në momentin kur futbolli t’i rikthehet normalitetit. /VipSport.al/