Reja nga Italia: Ramën e njoh nga koha e Lacios, më donte në drejtimin e kombëtares. Virusi atje është në kontroll

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka mbetur i izoluar në Itali, teksa i duhet të respektojë rregullat e të mos dalë nga shtëpia për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Por, kjo nuk e ka penguar 73-vjeçarin të japë një intervistë për mediat e vendit të tij, teksa thekson njohjen e tij me Edi Ramën prej kohës kur drejtonte Lacion, ndërsa zbulon edhe se kryeministri i Shqipërisë e ka dashur në krye të kombëtares.

Ndër të tjera, Reja ka ndjekur edhe evoulimin e virusit në Shqipëri, ku shprehet se janë marrë masat menjëherë dhe tashmë ka një kontroll ndaj COVID-19. “Ramën e njoh prej kohës te Lacio, më donte në drejtimin e kombëtares. Gjesti i tij ndaj Italisë ishte i mrekullueshëm, jam krenar të drejtoj kombëtaren e Shqipërisë. Është një shembull për t’u shpërndarë në botë. Një vend më pak i pasur se disa vende të Europës, që tregoi solidaritet pa kushte.

Për aq sa di, përhapja e virusit në Shqipëri është e limituar. Edi Rama ka qenë i vendosur në këtë pjesë dhe ka marrë masa. Pas orës një, askush nuk del në rrugë. Një gjë mjaft e mirë, duke marrë parasysh përhapjen e virusit.

Në Shqipëri spitalet janë në kushte të mira, por nuk kanë lehtësirat tona për të përballuar një zgjerim të epidemisë, çka do të bënte që më pas të kishte kolaps. Por, për fat të mirë masat janë marrë në kohë. Deri më tani, dy punonjës të Federatës janë infektuar nga virusi, por janë duke e kaluar dhe janë në karantinë. Situata duket se është nën kontroll”, u shpreh Reja. /VipSport.al/

more recommended stories

'; } ?>

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al