Refuzimi i çuditshëm i Roben ndaj Junajtid, Ferdinand tregon pse holandezi luajti me Çelsin

Arjen Roben ishte shumë pranë transferimit te Mançester Junajtid në vitin 2004, mirëpo në fund përfundoi te Çelsi. Holandezi mund të kishte pasur një tjetër histori me “Djajtë e Kuq”, megjithatë nuk është se i shkoi keq edhe me blutë e Londrës nga ku më pas u transferua te Real Madrid. Ndërkohë, duke shfrytëzuar komunikimin në Instagram, ish-kapiteni i Mançester Junajtid, Rio Ferdinand ka zbuluar se holandezi nuk u bashkua me ta sepse nuk i pëlqeu aroma e fushave të stërvitjes në Kerrington.

“Çfarë lojtari që ishte. Roben ishte fantastik. Duhej të kishim firmosur me të te Mançester Junajtid. Mendoj se ai erdhi në fushat stërvitore të klubit, u soll vërdall dhe nuk I pëlqeu aroma e në këtë formë shkoi te Çelsi. Nuk arrita ta besoja, ai do të ishte shumë madhështor te ne. Të gjithë e dinin se ai do të kthehej në të majtën e tij, por mbrojtësit e krahut të majtë nuk mund të bënin asgjë për ta ndalur.

Ishte njësoj sikur ai të deklaronte: Unë do të shkoj nga kjo anë, por ju nuk mund të më ndalni. Dhe, ata asnjëherë nuk e ndalnin. Megjithatë, nëse do të më duhej të krahasoja Gigs me Roben, mendoj se Gigs është më i mirë. Gigs ishte një futbollist i jashtëzakonshëm, shumë i madh”, u shpreh Ferdinand. /VipSport.al/