“Qeveria të bëj detyrën”, fillojnë kërkesat nga klubet, reagon Kapllanaj i Bylisit

Pak ditë më parë ishte presidenti i Ligës profesioniste Edvin Libohova, ndërsa dje Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë.

Por, kanë ardhur edhe reagimet nga klubet që këkrojnë ndihmë nga shteti. Është presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj që ka kërkuar që edhe Ministria e Sporteve në Shqipërië të ndjekë rrugën e Kosovës, duke i dhënë një shtysë edhe futbollit si sporti më popullor. Ja fjala e plotë e Besnik Kapllanajt…

 ““Edhe pse vendi është në një situatë të paprecedentë, mendoj se ka ardhur momenti që Shteti Shqiptar dhe sidomos Ministria e Sportve të bëjnë detyrën me futbollin shqiptar që paguan taksa në shtet ashtu si Çdo biznes tjetër,ndaj shteti ynë të ndjekë shembullin e Kosovës. Jo më larg se sot kemi mësuar se, Ministria e Sportit në Kosovë dha një fond prej 5 milion eurosh për sportin, që është me të vërtetë tejet pozitiv. Imagjinoni, nëse jepet një fond i atillë edhe në Shqipëri të paktën për këtë periudhë krize, besoj se do të jetë shumë pozitive dhe një shtysë shumë e madhe për klubet tona, në mënyrë që të mos cënohemi edhe më shumë në xhepat tanë. Kështu edhe sponsorët, duke qenë se aktiviteti nuk vijon shohin si rrugë të vetme largimin. Ndërkohë që edhe lojtarët me të drejtë kërkojnë pagat mujore sipas kontratës, sepse ne shumicën i kemi familjarë. Kjo kërkesë është një e drejtë që na takon edhe neve si futboll, sepse ashtu siÇ ne kemi detyrime ndaj Qeverisë, tashmë është koha që Qeveria të përgjigjet ndaj nesh duke qenë se paguajmë taksa. Në një situatë të atillë, që unë shpresoj që të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja, klubet me të drejtën e tyre dhe duke qenë se janë cënuar nga kjo ndalesë e garës, kërkojnë që të përfshihen edhe ato në buxhetin që po jep Qeveria shqiptare, në mënyrë që aktiviteti i tyre të mos cënohet dhe futbolli që është i vetmi mjet argëtimi dhe sporti më i vjetër dhe më popullor që ka më shumë interes në vendin tonë të vijojë të mbahet në këmbë, e pse jo për ta çuar edhe më lartë”, – tha presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj.

/VipSport.al/