PSG peshkon në Mançester, do i marrë Guardiolës yllin e sulmit

Mançester Siti vështirë se do të mund të luajë në Champions vitin tjetër, me CAS, që nuk kaq mundësi të shqyrtojë çështjen e tyre para se të nisë sezoni i ri. Kështu, në “Etihad Stadium” është i pashmangshëm largimi i disa yjeve, jo vetëm prej dëshirës së lojtarëve, por edhe për shkak të respektimit të ndershmërisë financiare.

Një prej të skarifikuarve është Riad Mahrez. Algjeriani është një lojtar me shumë cilësi, por konkureca e madhe në repartin e sulmit bën që të mos jetë titullar i padiskutueshëm. Kjo nuk i pëlqen shumë atij dhe duke shtuar faktin se nuk do të ketë mundësi të shpalosë aftësitë edhe në Champions, largimi është një mundësi reale.

PSG është klubi që dëshiron shërbimet e tij. Parizienët kanë shfaqur interes konkret për Mahrez dhe në merkaton e verës do të nisin me ofertat ndaj Guardiolës. Ai në verë do e lërë Mançesterin dhe pritet të bëhet shok skuadre me Mbape, Nejmar e Di Maria, për të formuar një ofensive të frikshme. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan