PSG e ka gati kërkesën ndaj Juventusit, nëse bardhezinjtë duan Ikardin atëherë duhet të lëshojnë mesfushorin

Siç dihet prej verës së kaluar, Juventus është në kërkim të një sulmuesi me shumë prezencë brenda zonës së rreptësisë për të garantuar sa më shumë gola. Gonzalo Higuain ia ka dalë deri diku në këtë pikë të kampionatit, megjithatë argjentinasi pritet të largohet verën e ardhshme.

Kështu, Zonja e Vjetër, do të këmbëngulë sërish për Mauro Ikardin. Ish-sulmuesi i Interit pas një starti fantastic me francezët, tashmë ka pësuar një rënie të formës dhe nuk është më një titular i padiskutueshëm i Tuhel. Ndaj, rikthim në Itali mund të ishte kura e duhur për argjentinasin. Kështu, Juventusi mendon lëvizjen, por PSG nuk rri duarkryq.

Parisienët kanë gati një kundërofertë, teksa për të lëshuar Ikardin kërkojnë mesfushorin Miralem Pjaniç. Mbetet për t’u parë gatishmëria e Juventusit për të hequr dorë nga shërbimet e boshnjakut, i cili në këtë sezon nuk ka pasur nivelin e sezoneve të kaluara. Ndërkohë, për të shtuar edhe më shumë intrigën në këtë mes, nuk duhet harruar edhe faktori Inter, klubi që ka në pronësi Ikardin. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan