sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Priste rezultatin e tamponit, Klaus Gjasula mund të marrë frymë lirisht: Gjithçka në rregull

Java e fundit ka qenë më e të vërtetë e ethshme për Klaus Gjasulën. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ishte në karantinë në pritje të rezultateve të testeve të tamponit, pasi një shok i skuadrës te Paderborn kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Kontakti i përditshëm  me mbrojtësin Luka Kilian bëri që të gjithë lojtarët të dyshoheshin se ishin mbartës të virusit të rrezikshëm e kështu u izoluan në hotel në pritje të rezultateve.

Lajmi i mirë për të gjithë ishte se nuk kishte pozitivë të tjerë dhe konfirmimin e dha edhe vetë Gjasula në një bashkëbisedim me VIP Sport. “Rezultati ishte mirë, gjithçka në rregull”, pohoi mesfushori i cili kësisoj do të jetë i lirë të kthehet pranë familjes së tij.

Ai kishte qëndruar larg saj për çështje sigurie, por meqë tani testet kanë rezultuar negative, mund të kthehet përsëri në shtëpi. Sipas protokollit shëndetësor, futbollisti u është nënshtruar dy testeve të ndryshme dhe vetëm pasi të dy kanë rezultuar negativ, i është konfirmuar se nuk është mbartës i virusit e mund të kthehet në shtëpi. /vipsport.al/