sex hikayeleri porno izle kartal escort

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Shëndeti i futbollistëve dhe tifozëve prioriteti ynë, nuk pranonim stadiume bosh

UEFA ka marrë ditën e sotme vendimin për të shtyrë kampionatin europian që ishte parashikuar të mbahej në verën e këtij viti. Shkak është bërë situata e krijuar nga Koronavirusi, teksa e gjithë Europa është në ankth prej kësaj të keqe. Ndaj, dhe vendimi për të shtyrë Europianin ishte i pashmangshëm.

Mbi këtë temë ka folur edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili ka theksuar se shëndeti i futbollistëve dhe tifozëve është prioritet dhe se nuk mund të pranohej të luahej në stadiume të boshatisura.  “Në këto momente, komunitetit sportiv duhet të tregojë përgjegjshmëri, unitet dhe solidaritet. Shëndeti i stafeve, lojtarëve dhe tifozëve duhet të jetë prioriteti jonë numër një. UEFA ka prezantuar një seri opsionesh që ky sezon të përfundojë, jam krenar për përgjigjen e kolegëve të mi.

Kam pasur një shpirt të madh bashkëpunimi, të gjithë e kuptuan se duhej sakrifikuar diçka për të pasur një rezultat të mirë. Spostimi i Euro 2020 ka një kosto të madhe për UEFA-n por do të bëjmë të pamundurën për të financuar futbollin, futbollin e femrave si dhe mosprekjen e sportit nga situata e vështirë në 55 Federata. Ideja për të pasur një Europian me stadiume të boshatisura, me Kontinentin që do ishte i izoluar në shtëpi, nuk mund të pranohej në 60-vjetorin e këtij kompeticioni”, u shpreh Ceferin./VipSport.al/