Presidenti i Serisë A i ka idetë e qarta: Lotito do më urrejë por ky kampionat duhet mbyllur këtu

A duhet vazhduar kampionati në këtë sezon në Itali apo duhet mbyllur këtu? Kjo është pyetja që bën shumëkush, edhe pse UEFA ka shtyrë aktivitetet e saj në mënyrë që kampionatet të përfundojnë, Një president i Serisë A, Masimo Ferrero, është i qartë se aktualisht për Italinë është e pamundur që të mbyllë kampionatet gjatë kësaj vere dhe do të shkatërronte sistemin.

“Si duhet të jetë Seria A vitin e ardhshëm? E njëjta me këtë vit. Për mua kampionati përfundon këtu. Vitin e ardhshëm mund të luhet me 22 skuadra. Benevento që ka 69 pikë në Serinë B nuk mund të rrijë e të shohë”, tha ai.

Ndërkohë, edhe luftën për titull e sheh të mbyllur pasi të vazhdohet thjesht për të nxjerrë një kampion, do të krijonte probleme të mëdha për pjesën tjetër. “E di që Lotito do të më urrejë, por kështu është jeta, për mua përfundon këtu, me këto pozicione në renditje. Ky është drejtimi që duhet të ecim. Le të marrim një hipotezë, që na japin një muaj përgatitje nga 4 prilli deri më 4 maj për t’u kthyer në fushë. Do të duhet të luajmë 12 ndeshje. Atëherë do të mbërrijmë në gusht. Por çfarë do të ndodhë me kampionatin pasardhës? Sipas meje duhet të mendojmë për atë që vjen pas, jo për atë që ka ndodhur më parë”, theksoi ai. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan