Prej dy sezonesh kishte marrë pushimet, ish-sulmuesi i Inter rikthehet në fushë

Kishte vendosur që të tërhiqej nga futbolli i luajtur dhe prej dy viteve nuk ka qenë pjesë e asnjë klubi. Megjithatë, dëshira e madhe për të ushtruar pasionin e tij, ka bërë që ish-sulmuesi i Interit, Obafemi Martins, të ndryshojë mendjen e të rikthehet në fushë.

35-vjeçari, para dy sezoneve ka qenë pjesë e klubit kinez të Shangai Shenhua, dhe tashmë ka vendosur të rikthehet të përfaqësojë sërish këtë fanellë.

Kështu, futbollisti do të nënshkruajë kontratën e re me Shangain, teksa tashmë pas zhdukjes së virusit COVID-19, kampionati përgatitet të rinisë normalisht. Mbetet për t’u parë forma e sulmuesit pas ndërprerjes së aktivitetit, megjithatë Martins gjatë karrierës së tij ka treguar se nuk harron të shënojë gola. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan