Portieri Reina: U frikësova shumë, më mungoi ajri për 25 minuta. Jam argëtuar shumë me Sarrin

Portieri Pepe Reina ishte një nga futbollistët e prekur nga koronavirusi. Spanjolli që aktivizohet me klubin e Uest Hem, tashmë është në gjendje të mirë, ndërsa ka shpjeguar edhe faktin se në disa momente është ndjerë shumë keq dhe i frikësuar.

“U izolova sapo kuptova simptomat e para të virusit. Kisha ethe, kollë, dhimbje koke që nuk ikte për asnjë moment. Ndihesha edhe shumë i lodhur. U frikësova shumë kur për 25 minuta më mungoi ajri, dukej sikur gryka më ishte mbyllur dhe nuk mund të kalonte ajri”, tha Reina.

Ndër të tjera, Reina është shprehur se vendimi për t’u transferuar te ekipi i Napolit ka qenë i duhuri, teksa thekson se anjëherë është argëtuar aq shumë sa tre vitet e kaluara me trajnerin Mauricio Sarri. /VipSport.al/