Pezullimi kampionatit, Murataj: Shpresojmë që të rifillojë jeta normale dhe gara

Valentino Murataj është padyshim një zbulim te Bylisi por edhe në Superiore. I vetmi mallakastriot ne radhët e skuadrës bardhekuqe dhe këtë sezon është duke performuar mjaft mirë. Murataj këto ditët pa futboll është duke i kaluar pranë familjes së tij, ndërsa komunikimet me stafin, miqtë dhe shokët te Bylisi nuk mungojnë. Këto ditë janë mjaft te vështira për një futbollist që duket se ka dal nga regjimu i zakonshëm. Në një prononcim për “VipSport”, ai ka pohuar: “Kjo situatë është shumë e vështirë sepse askush nuk e kishte menduar. Për ne lojtarët që jemi mësuar me regjim ndryshe është shumë më e vështirë….Po qendrojmë, më shumë në shtëpi afër familjes pastaj ushtrime aerobike që të mbajmë trupin në formë. Si çdo klub edhe ne kemi një program specifik dhe e zbatojmë. Kam folur erdhe me stafin e shokët edhe ata e njëjta gjë”.

Ndikimi

“Kjo ndërprerje po ndodh kur skuadrat janë në kulmin e tyre nuk ndodhi në fillim të garës apo pjesës së dytë. Normalisht që skuadrat nuk do të jenë njësoj kur të rifillojë gara e për pasoja do të ndikojë shumë kjo periudhë ndërprerje. Uroj që të jetë sa më e afërt dita që të rifillojmë. Mendoj se me një periudhë dyjavore do të jemi disi gati nëse rifillon gara dhe ne atë shpresojmë që të rifillojë”.

Mesazhi

“Të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë veten miqtë e shokët ta kalojmë paq këtë situatë. Me ka marrë malli shumë për tërë skuadrën sepse ne shkojmë shumë mirë”, – tha Valenitno Murataj, një nga më të dalluarit e skuadrës ballshiote.

/VipSport.al/