Pezullimi i kampionatit dhe pasojat e “COVID-19”, dy lojtarët e huaj lënë Shqipërinë

Ndërprerja e kampionatit, por edhe “Covid-19” kanë bërë që disa nga lojtarët e huaj të largohen. Kështu ka ndodhur me skuadrën cërrikase, që në këtë periudhë ndërprerje dhe kur po lufton për mbijetesën në të Parën, ka pësuar dy “rrjedhje” nga organika e vet.

Bëhet fjalë për amerikanin mbrojtësin Matt Mc Namara dhe sulmuesin brazilian Gabriel Molter.

Amerikani Namara është tërhequr nga Ambasada e SHBA, që ka mbrojtur në një farë mënyre qytetarin e tyre nga frika e Koronavirusit. Ndërsa braziliani Gabriel është larguar, pasi ka babain sëmurë dhe mundë të rikthehet përsëri sipas drejtuesve të Turbinës.

I vetmi i huaj që ka ngelur tek Turbina është braziliani tjetër Santiago, i cili është i trembur nga Koronavirusi dhe po tregohet i kujdesshëm dhe po qëndron në shtëpi. Bashkia e Cërrikut ka sjellë disa ndihma ushqimore tek banesa në Cërrik ku qëndron dhe braziliani i ekipit të Turbinës.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan