Peter Krauç “demaskon” Ronaldon: E pashë mes birrave me një super modele, nuk më njohu fare

Nëse tani është Ronaldo dhe Mesi, dikur ishte Ronaldo Fenomeni. Braziliani në kohën e tij ishte futbollisti më i mirë në botë dhe çdokush, qoftë edhe koleg i tij do të donte të bënte një foto me të. Këtë mundësi nuk ka lënë pa e shfrytëzuar një personazh si Peter Krauç i cili herën e vetme që e ka takuar Ronaldon ka qenë në Ibiza, mes birrave dhe nën shoqërinë e një femre të bukur.

Ronaldo nuk e dinte aspak që Krauç ishte futbollist. Famtirësisht anglezi nuk e përdori foton për të demaskuar jetën e shfrenuar të brazilianit në atë kohë, por të na e tregojë sot si një histori mjaft interesante të së shkuarës.

“Isha me pushime në Ibiza dhe e pashë në plazh. Ishte i zënë me shishet e tij të birrës, kishte edhe një tavull duhani. Sapo mbaronte një pije, super modelja që kishte me vete i sillte tjetrën. Ishte një mundësi joshëse për t’u prezantuar me të dhe nuk e humba si rast.

Shpresoja të thoshte: ‘Oh, po ti je Krauç’, por ai nuk ia kishte fare idenë se kush isha, nuk e dinte se isha edhe unë një futbollist. Bëra një foto me të dhe u largova. Do të kishte qenë e jashtëzakonshme të kisha luajtur përkrah tij”, tha Krauç. /vipsport.al/